Vdekje spiunëve/ Pasdaran arreston 500 persona, dyshohet se kanë dhënë informacione te Izraeli
Irani ka arrestuar 500 persona të akuzuar se kanë ndarë informacione me armiqtë, sipas asaj që ka deklaruar shefi i policisë Ahmadreza Radan, cituar nga media izraelite Haaretz. Gjysma e këtyre rasteve kanë të bëjnë me incidente të rënda, “përfshirë persona që kanë dhënë informacione për goditjen e objektivave dhe individë që kanë filmuar vendet e sulmeve dhe i kanë dërguar ato”, tha Radan, pa dhënë detaje se kur janë kryer arrestimet. Më herët gjatë ditës së sotme, mediat iraniane raportuan për dhjetëra arrestime në rajone të ndryshme të vendit. Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim bëri të ditur se në veriperëndim të vendit janë arrestuar 20 persona, të akuzuar nga zyra e prokurorit provincial se kanë dërguar në Izrael informacione mbi vendndodhjen e objekteve ushtarake...
Burimi:
ntv.al