Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Vdekje diktatorit! Kjo është beteja e fundit!” Përhapen protestat në Iran, autoritetet ndërpresin internetin
Turma të mëdha protestuesish marshuan përmes Teheranit dhe qyteteve të tjera iraniane, në atë që duket të jetë një prej shfaqjeve më të mëdha të forcës nga kundërshtarët e regjimit të ajatollahëve në vite. Video të shpërndara në rrjete sociale tregojnë demonstratat në Teheran dhe në qytetin verilindor të Mashhadit, mbrëmjen e së enjtes, ku pati edhe zjarrvënie të disa automjeteve. Megjithatë, shumica e protestave ishin paqësore, ndërsa autoritetet ndërprenë aksesin në internet dhe linjat telefonike në mbarë vendin, shkruan A2 CNN. Protestuesit dëgjohen teksa kërkojnë të zemëruar rrëzimin e liderit suprem, Ajatollahut Ali Khamenei, dhe rikthimin e Reza Pahlavit, djali në ekzil i ish-shahut, i cili u ka bërë thirrje mbështetësve të dalin në rrugë. “Rroftë shahu” apo “Kjo është beteja e fundit, Pahlavi...