Vdekja e Khameneit, spikeri iranian ngashërehet në lot kur jep lajmin
Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale një folës në televizionin iranian u shfaq për të dhënë lajmin e vrasjes së udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Gazetari shpërtheu në lot ndërsa lexonte deklaratën për vdekjen e Khameneit. Irani konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij të dielën herët sipas kohës lokale, një ditë pasi filluan sulmet amerikane dhe izraelite në këtë vend. Në këtë drejtim, raportojnë mediat e huaja, Irani ka shpallur 40 ditë zie pas vdekjes së Khameneit. Siç u raportua më herët, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane. Khamenei u vra “në zyrën e tij në shtëpinë e udhëheqësit” ndërsa “kryente detyrat e tij” në kohën e sulmit herët...
Burimi:
opinion.al