Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran
I vetmi që reagoi kur në orët e vona të mbrëmjes nisin të qarkullojnë lajmet për vdekjen e Khameneit është Ali Larijani. Ai as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi lajmin, por përmes një mesazhi në rrjetin social X premtoi hakmarrje ndaj rivalëve ndërkombëtarë dhe paralajmëroi një mësim të paharrueshëm për ata që i quan shtypës. Larijani, 67 vjeç, i cili drejton Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare, njihet si një njeri besnik i Khameneit, pavarësisht fërkimeve që kanë pasur në të kaluarën. Emri i tij është bërë gjithnjë e më i lakuar javët e fundit si një pasardhës i mundshëm. Sipas Kushtetutës iraniane, në raste të tilla krijohet një këshill i përkohshëm me tre anëtarë që merr drejtimin e vendit deri në...
Burimi:
javanews.al