Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Selia e Shenjtë ka vendosur të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes të krijuar nga Presidenti amerikan Donald Trump. Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit dhe zyrtari më i lartë diplomatik i tij, deklaroi se për shkak të natyrës së veçantë të Vatikanit, menaxhimi i krizave ndërkombëtare duhet të mbetet në duart e Kombeve të Bashkuara. “Vatikani nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes për shkak të natyrës së tij të veçantë. Duhet të jetë OKB-ja ajo që menaxhon këto situata krize. Kjo është një nga pikat mbi të cilat kemi këmbëngulur,” tha Parolin, duke shtuar se Italia dhe Bashkimi Evropian do të marrin pjesë vetëm si vëzhgues. Vendimi i Vatikanit vjen pak ditë para mbledhjes së parë të Bordit të...