Vatikani nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes
Vatikani ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Kardinali Pietro Parolin, nënvizoi se Italia ka theksuar se do të marrë pjesë si vëzhguese. “Vatikani nuk do të marrë pjesë në Këshillin e Paqes në Gaza. Vërejmë se Italia do të marrë pjesë si vëzhguese”, tha ai. “Ka pika që krijojnë shqetësim dhe për të cilat do të nevojiteshin disa shpjegime. Është e rëndësishme që të bëhet një përpjekje për të dhënë një përgjigje, por ka pika kritike për të cilat duhet të gjendet një zgjidhje”, ka thënë ai.Duke folur me gazetarët, ai shpjegoi se një nga shqetësimet është se në nivel ndërkombëtar është kryesisht OKB-ja që merret me këto kriza.
Burimi:
opinion.al