Varka me turistë fundoset në detin e Indonezisë, trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij humbin jetën

Varka me turistë fundoset në detin e Indonezisë, trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij humbin jetën

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e futbollit dhe opinionin publik, pasi Fernando Martin, trajner i ekipit Valencia CF Femenino B, ka humbur jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas fundosjes së një varke turistike në brigjet e Indonezisë. Sipas autoriteteve lokale, anija u përball me dallgë shumë të forta, deri në rreth 3 metra, dhe u mbyt pranë destinacionit turistik të njohur Labuan Bajo. Në bord ndodheshin gjithsej 14 persona. Shtatë prej tyre u shpëtuan, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit dhe një guidë turistike. Mes të mbijetuarve janë bashkëshortja e trajnerit, Andrea, si dhe vajza e tyre shtatëvjeçare, Mar. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Fernando Martinit dhe tre fëmijëve të tij. Klubi i Valencias reagoi me një...