Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance tha se Presidenti Donald Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike me Iranin, duke theksuar shpresën se Teherani do ta marrë seriozisht këtë qëndrim në raundin e ri të bisedimeve. Duke folur në emisionin “America’s Newsroom” të Fox News, Vance tha se Trump e ka bërë të qartë se Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore. Ai tha se presidenti amerikan po e ndjek këtë qëllim përmes diplomacisë, megjithëse “ka mjete të tjera në dispozicion”. Kujtojmë që delegacionet amerikane dhe iraniane do të zhvillojnë një raund të tretë bisedimesh mbi programin bërthamor të Teheranit të enjten në Gjenevë. Vance tha se shpresonte që iranianët do ta merrnin seriozisht preferencën e Trump për një zgjidhje diplomatike, por nuk pranoi të thoshte...