Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull
Europa po përjeton një valë të fortë acari, e cila, edhe pse nuk arrin temperaturat ekstremisht të ulëta të regjistruara dje në Salla Naruska të Laplandës finlandeze (-42,3°C), ka sjellë të ftohtë të rëndë edhe në Itali: -23,1°C në Rrafshnaltën e Asiagos dhe -9,3°C në Prato. Corriere della Sera shkruan se kjo valë acari ka prekur kryesisht zonat verilindore të kontinentit, duke u shtrirë gjithashtu në Italinë veriore, ndërsa në Siçili majat më të larta të Madonies janë mbuluar nga bora. Sipas meteorologëve, temperaturat aktuale janë rreth 15 gradë nën mesataren sezonale, ndërsa kulmi i të ftohtit pritet gjatë natës mes së dielës dhe së hënës. Parashikimet flasin për temperatura minimale “arktike” në shumë zona alpine dhe veriore të Italisë, me vlera që në disa raste zbresin deri në -25°C. Një i ftohtë i acartë...
Burimi:
javanews.al