Vala tjetër e të ftohtit në SHBA, disa qytete të bllokuara prej ditësh dhe pa energji elektrike

Vala tjetër e të ftohtit në SHBA, disa qytete të bllokuara prej ditësh dhe pa energji elektrike

Pjesa më e madhe e SHBA-ve u zgjua e veshur me një shtresë të bardhë akulli dhe dëborë për shkak të stuhisë dimërore. Vala tjetër e të ftohtit i është afruar jugut të SHBA-ve, ku ekspertët thonë se rreziku i hipotermisë rritet për njerëzit në pjesë të Misisipit dhe Tenesit. Vendet po hyjnë në ditën e gjashtë të bllokimit në shtëpi, pa energji elektrike dhe me temperatura nën zero. Në New Jersey, borëpastruesit dhe kamionët me kripë pastrojnë rrugët vazhdimisht për të shmangur trafikun dhe problemet. Në pamje shfaqen edhe punëtorë duke hequr borën e dendur të grumbulluar nëpër trotuare. Ndërkohë po rritet numri i vdekjeve të shkaktuara nga moti i keq. Dy persona u aksidentuan nga dy borëpastruese në Massachusetts dhe Ohio, ndërsa një...