Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde
Trupat siriane që po luftojnë kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë kanë marrë nën kontroll fushën më të madhe të naftës në vend. Objekti Omar dhe fushat e afërta të gazit janë nën kontrollin e ushtrisë pasi Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, u tërhoqën, sipas zyrtarëve dhe monitoruesve. Më herët ushtria kishte marrë digën strategjike Tabqa mbi lumin Eufrat. BBC shkruan se ky avancim erdhi pasi SDF njoftoi se do të zhvendosej në lindje të Eufratit, pas përleshjeve të përgjakshme javën e kaluar. Tërheqja pasoi bisedimet me zyrtarët amerikanë. Luftimet e vazhdueshme në zonë lidhen me prishjen e një marrëveshjeje mes SDF-së dhe qeverisë së Presidentit Ahmed al-Sharaa, i cili synon të integrojë strukturat kurde në institucionet siriane. Të premten, në...
Burimi:
javanews.al