Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë ka nisur të ngadalësohet. Sipas planeve të Vladimir Putinit, forcat ruse në këtë fazë duhej të kishin marrë Donbass-in dhe të kishin rrethuar Zaporizhzhian për ta detyruar Volodymyr Zelenskyn të kërkonte armëpushim. Por situata në terren po rezulton shumë më e vështirë nga sa ishte parashikuar në Moskë. Pas disa sukseseve gjatë muajve të fundit të vitit 2025, forcat ukrainase po mbajnë pozicionet dhe në disa zona kanë kaluar edhe në kundërsulm. Sipas të dhënave të “Deep State”, një platformë analistësh ushtarakë ukrainas, në nëntor ushtria ruse kishte pushtuar 505 kilometra katrorë, në dhjetor 445, ndërsa në janar vetëm 245 kilometra katrorë. Ndërkohë, humbjet në njerëz dhe pajisje nuk janë ulur, çka do të thotë se Rusia po përdor...