Ushtria britanike prezanton helikopterin pa pilot
Marina Mbretërore britanike ka prezantuar helikopterin e saj të parë pa pilot, një mjet fluturues i projektuar për misione me rrezik të lartë, si gjurmimi i nëndetëseve dhe operacione të sigurisë detare. Helikopteri ka kryer me sukses fluturimin e parë testues, çka u konfirmua nga ushtria e Mbretërisë së Bashkuar. Mjeti mban emrin Proteus dhe vjen në një kohë kur tensionet po rriten në Atlantikun e Veriut. Proteus është zhvilluar në kuadër të një programi me vlerë rreth 80 milionë dollarë dhe konsiderohet një element kyç për forcimin e mbrojtjes së Britanisë dhe të aleatëve të NATO ndaj kërcënimeve në zhvillim në këtë rajon. Helikopteri është ndërtuar nga kompania italiane e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore Leonardo. Ai është i pajisur me sensorë të avancuar dhe...
Burimi:
vizionplus.tv