Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Marina mbretërore britanike prezantoi helikopterin e parë të saj pa pilot. Mjeti fluturues është ideuar që të gjurmojë nëndetëset dhe të kryejë misione të tjera me rrezik të lartë. Kjo lëvizje vjen mes tensioneve në rritje në Atlantikun e Veriut. Helikopteri pa pilot ka kryer me sukses fluturimin testues. Këtë e konfirmoi vetë ushtria e Mbretërisë së Bashkuar duke zbuluar emërtimin e mjetit fluturues si Proteus. Helikopteri është zhvilluar në programin prej 80 milionë dollarësh dhe është konsideruar një pajisje kryesore për të mbrojtur Britaninë dhe aleatët e NATO-s kundër atij që konsiderohet një “kërcënim në zhvillim” në zonën e Atlantikut të Veriut. I ndërtuar nga grupi i mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, Leonardo, Proteus mbështetet në sensorë dhe sisteme kompjuterike që i mundëson të interpretojë...