Ushtria amerikane rrëzon një dron iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln

Ushtria amerikane rrëzon një dron iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln

Forcat e armatosura amerikane kanë rrëzuar një mjet ajror iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln, raporton Reuters. Incidenti ndodhi në Detin Arabik dhe vjen në një periudhë tensioni të shtuar, me forca të konsiderueshme amerikane të grumbulluara në rajon dhe me Shtëpinë e Bardhë që nuk përjashton plotësisht mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake. Një zyrtar amerikan bëri të ditur se një avion luftarak amerikan F-16 rrëzoi një Shahed 139 iranian, i cili po i afrohej aeroplanmbajtëses. Bëhet fjalë për një “dron vetëvrasës”, i pajisur me eksploziv, i cili shkatërron veten duke u përplasur me objektivin. Irani i ka dhënë Rusisë licencën për prodhimin e dronëve Shahed, të cilët Moska i përdor masivisht në luftën në Ukrainë.