“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron
Ish-Ministri i Mbrojtjes së Turqisë dhe kreu aktual i Komitetit të Mbrojtjes së Asamblesë së Madhe Kombëtare turke, Hulusi Akar, ka bërë një deklaratë provokuese lidhur me Qipron. Përmes një postimi në platformën “X”, Akar shkruan: “Në atdheun e turqve qipriotë, ata që ëndërrojnë Pashkët…Uroj që këto të jenë Pashkët tuaja të fundit!”. Deklarata kontroverse vjen vetëm disa ditë pasi Akar përsëriti qëndrimin e Ankarasë në mbështetje të një zgjidhjeje me dy shtete në ishull, duke e përshkruar ekzistencën e “dy shteteve sovrane dhe të barabarta” si një rezultat të pashmangshëm. Komentet e fundit të Akarit janë interpretuar gjerësisht si ngacmuese, veçanërisht duke pasur parasysh referencën e tyre ndaj Pashkëve, një nga festimet më të rëndësishme fetare për qipriotët grekë.
Burimi:
javanews.al