Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Uroi vdekjen e Putinit, Kremlini për Zelenskyn: A është i aftë të marrë vendime adekuate për paqen
“Deklaratat e Volodymyr Zelensky ngrenë pyetjen nëse ai është i aftë të marrë vendime të përshtatshme për zgjidhjen paqësore të konfliktit ukrainas”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar fjalimin e Krishtlindjeve të Presidentit ukrainas në të cilin ai i uroi vdekjen Presidentit rus Vladimir Putin, pa e emëruar atë. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Peskov e përshkroi urimin specifik si “intolerant”, ndërsa vuri në dukje se Zelensky “duket si një person i papërshtatshëm”. “Dua të pyes nëse ai është i aftë të marrë vendimet e duhura për të zgjidhur çështjen përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, shtoi Peskov. Dëshira e Presidentit të UkrainësNë një video gati 8-minutëshe, në të cilën ai u uroi bashkatdhetarëve anembanë botës “Gëzuar Krishtlindjet”, pati edhe një episod, i cili u interpretua nga shumica si… një mallkim për Presidentin rus Vladimir Putin. “Sot, të...