Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

Europa po përjeton një valë të fortë acari, reshje të mëdha dëbore e stuhi erë, duke regjistruar 13 viktima si pasojë e temperaturave ekstremisht të ulta që në Italinë fqinje kanë shënuar deri në -23 gradë Celsius, ndërsa në Finlandë -42 gradë. Sipas të dhënave satelitore europiane, rreth 80% e kontinentit është mbuluar nga bora, shifër kjo më e larta e shënuar që nga viti 2010. Në pjesën veriore, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë, stuhia “Goretti” shkaktoi erëra që arritën deri në 216 km/orë, duke bërë që të anulohen me qindra fluturime dhe të mbesin pa energji mijëra banesa. Me të njëjtën situatë u përball edhe Gjermania Veriore, si dhe disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Në Itali, për shkak të...