Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Ukrainë/ Rusia shënjestron objektet energjitike dhe portet në Odessa, mbi 120 mijë familje pa energji
Rajoni i Odesës në Ukrainën jugore u shënjestrua përsëri sot nga sulmet ruse që dëmtuan infrastrukturën energjetike. Incidenti u shënua pas sulmeve ukrainase ndaj anijeve cisternë të lidhura me Rusinë në Detin e Zi dhe Mesdhe. Në javët e fundit, ushtria ruse ka goditur porte, ura dhe termocentrale në këtë rajon të Ukrainës jugore në Detin e Zi. Presidenti rus Vladimir Putin kishte kërcënuar të shtonte sulmet ndaj porteve ukrainase në përgjigje të operacioneve të Kievit. Footage shows a large-scale fire at the Yuzhny port in Odessa Region following a nighttime strike. pic.twitter.com/TK8Y1oUMJs — cvetko35 (@cvetko35) December 22, 2025 Sulmet e sotme shënjestruan “infrastrukturën energjetike dhe industriale” , si dhe “një depo që përmbante plehra dhe materiale bujqësore” dhe plagosën një person, sipas guvernatorit rajonal të Odessa-s, Oleg Kiper. Sipas autoriteteve, sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në...