Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Ukraina sulmon për 17 orë me radhë Rusinë, Kremlini njofton se rrëzoi 16 dronë
Sistemet e mbrojtjes ajrore ruse rrëzuan 16 mjete ajrore pa pilot (UAV) ukrainase, që po udhëtonin drejt Moskës. Ku informacion u dha nga kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin. Në një seri postimesh në platformën Telegram, kryebashkiaku tha se sulmet me UAV ukrainas ndodhën gjatë një periudhe 17-orëshe. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Sipas Administratës Ruse të Aviacionit Civil, pati probleme të përkohshme me funksionimin e dy prej katër aeroporteve që i shërbejnë rajonit të kryeqytetit. Në rajonin e Tulës, autoritetet raportuan 12 dronë të rrëzuar. Mbeturinat nga një dron i rrëzuar shkaktuan zjarr në një strukturë industriale, tha guvernatori rajonal Dmitry Milyaev nëpërmjet Telegram, pa dhënë detaje të mëtejshme. Forcat e armatosura ukrainase njoftuan se kishin...