Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Amerika po kthen vëmendjen nga zgjidhja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dërguarit e presidentit Donald Trump për paqen, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë së shpejti për në Moskë për të takuar liderin, Vladimir Putin. Diskutimi pritet të jetë mbi planin e paqes të reduktuar nga 28 në 20 pika. Kështu shkruan media Bloomberg. Teksa firma për uljen e armëve nuk është hedhur në letër, palët vazhdojnë ta qëllojnë njëra-tjetrën. Rusia ka sulmuar rajone të shumta në Ukrainë me raketa dhe dronë, duke goditur dhe kryeqytetin Kiev. Shpërthime u dëgjuan në një ndërtesë me 17 kate, ndërsa raportohet për të plagosur dhe dëme materiale. Ushtria e Moskës pretendon se ka rrëzuar dhjetëra dronë të lëshuar nga Ukraina, por disa mjete fluturuese...