Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg
Marrëdhëniet midis Volodymyr Zelensky-t dhe Donald Trump kanë qenë që nga fillimi të tensionuara dhe komplekse. Takimi i tyre i parë, më 25 korrik 2019, ndodhi në një moment kur Trump ishte në fillimet e mandatit të tij të parë presidencial, i fokusuar në një afrim ndaj Vladimir Putin dhe me premtimin për të njohur Krimenë si territor rus. Zelensky, një president i ri dhe i nënvlerësuar si “komik” nga shumica e analistëve ndërkombëtarë, u gjend në një pozicion të vështirë dhe i urdhëruar të hetonte Hunter Biden, djalin e rivalit demokrat të Trump, për aktivitetet e tij në Kiev. Në këtë fazë, Zelensky tregoi një aftësi për diplomaci të kujdesshme: ai shmangu premtimet direkte dhe refuzimet hapur, duke mbajtur një linjë neutrale që do...