Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

Në Paris këtë të martë pritet të zhvillohet një takim i nivelit të lartë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga rreth 35 vende të të ashtuquajturit “Koalicioni i të Gatshmëve”, që mbështet Ukrainën dhe synon t’i japë fund luftës së Rusisë. Euronews raporton se diskutimet po fokusohen në një draft-dokument që parashikon garanci sigurie për Ukrainën në rast të një armëpushimi. Një forcë shumëkombëshe paqeruajtëse është pjesë e propozimit. Presidenca franceze ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje mbi detajet operacionale të këtyre garancive, ndërsa presidenti Emmanuel Macron pritet të shpallë rezultatet në një konferencë për shtyp gjatë ditës së martë. Ndërkohë, një dokument që po qarkullon në mediat gjermane tregon se kancelari Friedrich Merz ka vendosur mbështetjen për Ukrainën në krye të agjendës së Berlinit për...