Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, Kremlini shkatërron rrjetin elektrik

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, Kremlini shkatërron rrjetin elektrik

Krishtlindje në të ftohtë dhe në errësirë për qindra mijëra civilë ukrainas. Akoma më keq për ushtarët në vijën e parë, të cilët përballen me një valë të re sulmesh ruse për të marrë Donetskun. Putin nuk jep armëpushim për festën perëndimore ajo ortodokse do të festohet më 7 janar dhe madje rrit përpjekjen ushtarake për të shkatërruar rezistencën e gjithë vendit. Të hënën në mbrëmje ka shkaktuar një sulm tmerri, me 635 dronë dhe 38 raketa që kanë rënë nga muzg deri në mëngjes mbi shumë qytete. Kanë vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, dhe kanë plagosur të tjerë dymbëdhjetë. Por flota vdekjeprurëse është përqendruar kryesisht kundër rrjetit elektrik, me një qëllim të qartë: të shkaktojë kolapsin e shpërndarjes së energjisë. Censura ushtarake ukrainase...