Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur
Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur. Lajmi është konfirmuar nga Steve Witkoff. “Sot delegacionet e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë ranë dakord për shkëmbimin e 314 të burgosurve -i pari i këtij lloji në pesë muaj”, tha Witkoff. Gjithashtu u shpreh se ky rezultat u arrit pas bisedimeve të shumta që rezultuan pozitive. “Ky rezultat u arrit nëpërmjet bisedimeve të thella dhe produktive për paqe. Ndërsa mbetet ende punë e rëndësishme për t’u bërë, përparime të tilla tregojnë se angazhimi i vazhdueshëm diplomatik po prodhon rezultate konkrete dhe po kontribuon në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, siguroi ai. Witkov shtoi se bisedimet do të vazhdojnë dhe se pritet përparim shtesë në javët në vijim.
Burimi:
opinion.al