Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për qindra shkelje të një armëpushimi të përkohshëm, që përkoi me festimet e Pashkëve Ortodokse. Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë kryer 2 mijë e 299 shkelje që nga nisja e armëpushimit në orën 16:00 ditën e shtunë, duke përfshirë edhe vrasjen e katër ushtarëve të paarmatosur. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se forcat ukrainase kanë kryer 1 mijë e 971 shkelje, përfshirë tre kundërsulme në rajonin e Dnipropetrovskut. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh se ushtria e tij do t’i përgjigjet “në mënyrë simetrike” sulmeve ruse gjatë armëpushimit, duke e cilësuar Pashkën si “një kohë paqeje”. Ai shtoi se shpreson që armëpushimi të zgjatet edhe pas festës, për të lehtësuar negociatat e paqes,...
Burimi:
javanews.al