Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Për herë të dytë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, Irani ndodhet përpara sfidës monumentale të zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem. Vrasja e Ajatollah Ali Khameneit, i cili e drejtoi vendin me dorë të hekurt për 37 vjet, pas bombardimeve të papritura të SHBA-së dhe Izraelit, e ka futur Republikën Islamike në krizën e saj më të madhe në dekada. Aktualisht, vendi po drejtohet nga një këshill qeverisës i përkohshëm i përbërë nga Presidenti Masoud Pezeshkian, kreu i Gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe kleriku i lartë shiit Ajatollah Ali Reza Arafi. Sipas Ministrit të Jashtëm, Abbas Araghchi, pasardhësi pritet të zgjidhet në fillim të kësaj jave, duke i dhënë fund vakuumit në majën e pushtetit, aty ku merren vendimet përfundimtare për luftën,...