Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg
Një gjykatë në Rusi ka dënuar me gjashtë vjet burg liderin e opozitës Sergei Udaltsov, një kritik i njohur i presidentit Vladimir Putin dhe drejtues i lëvizjes “Fronti i Majtë”, e cila është e lidhur me Partinë Komuniste. Vendimi u mor të enjten, më 25 dhjetor 2025, me akuzën e “justifikimit të terrorizmit”. Sipas medias së pavarur ruse Mediazona, akuzat lidhen me një artikull të publikuar online nga Udaltsov, ku ai shprehte mbështetje për një grup aktivistësh rusë të akuzuar për krijimin e një organizate terroriste. Këta aktivistë u dënuan më herët këtë muaj me dënime që variojnë nga 16 deri në 22 vjet burg. Udaltsov i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si të fabrikuara politikisht. Pas shpalljes së vendimit, ai e quajti...