Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë arrestohet menjëherë pas lirimit nga burgu

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë arrestohet menjëherë pas lirimit nga burgu

Juan Pablo Guanipa, një nga figurat kryesore të opozitës venezueliane dhe aleat i ngushtë i Maria Corina Machado, u arrestua sërish vetëm pak orë pasi ishte liruar nga burgu. Prokuroria njoftoi se arrestimi u bë me pretendimin se ai kishte shkelur kushtet e vendosura për lirimin e tij, duke folur publikisht për çështjen penale që e përfshin. Sipas autoriteteve, 61-vjeçari, ish-nënkryetar i parlamentit, kishte detyrimin të mos bënte deklarata publike. Prokuroria i kërkoi drejtësisë që Guanipa të vendoset në regjim arresti shtëpiak. Lirimi i tij kishte ndodhur vetëm dy ditë përpara votimit parlamentar për ligjin historik të amnistisë në Venezuelë, ndërsa ai konsiderohet një nga figurat më simbolike të opozitës së burgosur. Maria Corina Machado dhe familjarët e tij e kanë cilësuar ndalimin si “rrëmbim”....