Udhëheqësi i Iranit në shënjestër të sulmit, 7 raketa goditën zyrën e tij në Teheran, ku ndodhet Ali Khamenei?
Udhëheqja politike e Iranit ishte objektivi kryesor i valës së parë të sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael, të kryera herët të shtunën në mëngjes, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme. Sipas burimeve zyrtare amerikane të cituara nga Reuters, zyrtarët më të lartë iranianë ishin objektivi kryesor i operacionit. Zyra e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, si dhe rezidenca e presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, u vunë në shënjestër. Raportohet se shtatë raketa u drejtuan ndaj zyrës së Khameneit. Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare mbi vendndodhjen e tij. Një burim nga qeveria iraniane i tha Reuters se Khamenei nuk ndodhej në Teheran në momentin e sulmit dhe ishte zhvendosur më herët në një vend të sigurt. Gjithashtu u sulmua...
Burimi:
vizionplus.tv