“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë
Një valë e gjerë dhune ka përfshirë disa shtete të Meksikës, pasi u vra Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, lideri i kartelit të drogës Jalisco Neë Generation Cartel (CJNG) dhe një nga personat më të kërkuar në vend. Sipas raportimeve nga terreni, grupe të armatosura i vunë flakën automjeteve dhe bllokuan rrugë në disa qytete, përfshirë resortin e njohur turistik Puerto Vallarta. Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë makina dhe autobusë të djegur, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi ngrihen mbi zona të banuara. “U zgjuam në një realitet tjetër”, tha një banor. Banorë dhe turistë e kanë përshkruar situatën si “tronditëse”, Jerry Jones, një amerikan që jeton prej katër vitesh në Puerto Vallarta, tha për BBC News se nuk kishte përjetuar...
Burimi:
javanews.al