“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

Kremlini hodhi poshtë akuzat nga 5 vende europiane se shteti rus vrau kritikun e regjimit, Alexei Navalny, 2 vite më parë duke përdorur toksinë nga bretkosat helmuese. Zëdhënësi Dmitei Peskov tha se pretendimet ishin tërësisht të pabaza. Navalni, zëri më i fortë kundër Putinit vdiq në shkurt të vitit 2024 në moshën 47-vjeçare në një burg në Arktik, një muaj para se shefi i Kremlinit të rizgjidhej president, pas zgjedhjeve që sipas perëndimit nuk ishin as të lira e as të drejta. Në një deklaratë të përbashkët gjatë fundjavës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda thanë se analizat nga mostra të trupit të Navalnit kishin konfirmuar praninë e epi-bati-dinës, një toksinë te bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut, të cilat nuk gjenden zakonisht...