U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

“Më 12 prill, saktësisht 23 vite pas referendumit që solli Hungarinë në BE, duam të konfirmojmë atë zgjedhje: që shtëpia e Hungarisë është Europa”, kështu këmbëngulte Péter Magyar në fund të një fushate të shënuar nga përgjimet e lidhjeve mes Budapestit dhe Kremlinit. Mes duartrokitjeve të forta, thirrjeve dhe dritave të telefonave, turma i fali një orë vonesë. Magyar foli nga Győr, një qytet 120 km në veriperëndim të kryeqytetit, që është kthyer në një nga skenat kryesore të përplasjes së tij me kryeministrin, i cili pikërisht këtu javën e kaluar humbi qetësinë kur u kundërshtua. Në mes të nëntorit, dy rivalët kishin mbajtur tubime në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Ky bastion historik i partisë Fidesz, me 130 mijë banorë dhe...