U raportua i zhdukur, përfundoi i vrarë në Mar-a-Lago! Çfarë dihet për 20-vjeçarin që hyri me armë në rezidencën e Trump
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, bëri të ditur se i dyshuari ishte rreth të 20-ave dhe me origjinë nga Karolina e Veriut. Sipas tij, familja e kishte raportuar të zhdukur disa ditë më parë. Hetuesit besojnë se i riu ishte larguar nga Karolina e Veriut dhe kishte udhëtuar drejt jugut, përpara se të mbërrinte në Palm Beach. Gjatë rrugës, ai dyshohet se kishte siguruar një armë gjahu. Kutia e armës u gjet më vonë në automjetin e tij. Sipas autoriteteve, ai kishte hyrë në perimetrin e Mar-a-Lago përmes portës veriore, duke kaluar në momentin kur një tjetër automjet po dilte nga kompleksi. FBI-ja, e cila po drejton hetimin, vijon të analizojë provat për të kuptuar motivet dhe lëvizjet e të riut përpara incidentit fatal.
Burimi:
javanews.al