U ndjeva si idiot/ Lajçak për sms me Epstein: Shprehje të egove mashkullore
Ish-emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar se ka pasur komunikim të papërshtatshëm” me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, duke thekuar se u ndje “si idiot” kur ato dolën në publik.“Sinqerisht, nuk i mbaj mend mesazhet”, tha Lajçak, duke iu referuar shkëmbimeve që përmendin vajza.“Nuk mund t’i konfirmoj, por as t’i mohoj”.“Kam treguar gjykim të dobët. Ato mesazhe ishin thjesht shprehje të egove mashkullore-muhabet vetëkënaqës”, vazhdoi Lajçak. “Marrëdhënia ime me Epsteinin ishte vetëm në nivel fjalësh, jo veprash. Sot e paguaj çmimin për komunikimin dhe njohjen me Epsteinin”.Duke komentuar një mesazh të publikuar, ku ai shprehej se “e donte” ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ai pretendoi: “Nuk e dua Lavrovin” sepse ai është “fytyra dhe zëri i...
Burimi:
ntv.al