“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

Nëna e opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalny, ka deklaruar se vlerësimi i fundit nga Britania e Madhe dhe aleatët evropianë, sipas të cilit djali i saj u vra me helm, vetëm sa ka konfirmuar atë që ajo besonte që në fillim, se ai u vra dhe nuk vdiq nga shkaqe natyrore. Duke folur pranë varrit të të birit në Moskë, në përvjetorin e dytë të vdekjes së tij, Lyudmila Navalnaya u shpreh se familja e dinte të vërtetën. “Kjo konfirmon atë që ne e dinim që në fillim. Ne e dinim se djali ynë nuk vdiq thjesht në burg, ai u vra”. Të shtunën, Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë evropianë publikuan një deklaratë të përbashkët ku thuhet se Navalny, i cili ndërroi jetë...