U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

Hungaria ka vendosur nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit që kalon në kufirin me Serbinë, njoftoi kryeministri Viktor Orbán, ndërsa vendi përballet me tensione politike përpara zgjedhjeve të rëndësishme të fundjavës dhe një vizite zyrtare nga zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance. Orbán udhëtoi të hënën drejt kufirit jugor me Serbinë, një ditë pasi autoritetet serbe deklaruan se kishin zbuluar “eksplozivë me fuqi shkatërruese” pranë tubacionit që transporton gaz natyror rus drejt Hungarisë dhe më tej në Evropë. Zhvillimi vjen vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve, ku sipas sondazheve, Orbán rezulton pas rivalëve të tij, duke nxitur reagime nga opozita. Kandidati kryesor opozitar ka hedhur dyshime për një operacion të mundshëm “me flamur të rremë”, që sipas tij mund të synojë ndikimin e votuesve. Kryeministri hungarez ka theksuar rëndësinë...