U dënua me burgim të përjetshëm për kryengritje, ish-presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje
Yoon Suk Yeol, ish-presidenti i Koresë së Jugut, i dënuar dje me burgim të përjetshëm për kryengritje, ka kërkuar falje publike për dhimbjen dhe vuajtjet e shkaktuara ndaj qytetarëve pas përpjekjes së tij për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në vitin 2024. Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap News Agency, Yoon shprehu keqardhje në një deklaratë zyrtare, duke pranuar përgjegjësinë për pasojat e vendimeve të tij. “I kërkoj ndjesë thellësisht popullit që u shkaktova kaq shumë dëshpërim dhe vuajtje për shkak të gabimeve të mia”, deklaroi ai, ndërsa njëkohësisht mbrojti dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme, duke argumentuar se ai ishte marrë në rrethana të jashtëzakonshme. Dënimi me burgim të përjetshëm ndaj ish-kreut të shtetit shënon një nga zhvillimet më të forta politike në historinë e fundit...
Burimi:
ntv.al