U arrestua për lidhjet me Epstein,lirohet me kusht ish-ambasadori britanik Mandelson

U arrestua për lidhjet me Epstein,lirohet me kusht ish-ambasadori britanik Mandelson

Peter Mandelson është liruar me kusht, njofton Policia Metropolitane, disa orë pas arrestimit të tij të hënën nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik. BBC shkruan se Mandelson u pa duke u kthyer në shtëpinë e tij në Londër në orën 02:00 lokale. Mandelson u arrestua të hënën në Camden, në veri të Londrës dhe u dërgua në një komisariat për t’u marrë në pyetje. Forca e rendit kishte nisur një hetim më herët këtë muaj mbi pretendimet se, ndërsa shërbente si ministër i qeverisë, Mandelson kishte përcjellë informacione qeveritare të ndjeshme për tregun te i ndjeri, i dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein. Arrestimi i së hënës pasoi urdhër-kontrolle në dy adresa në Wiltshire dhe Camden, shtoi deklarata e policisë. Mandelson nuk ka komentuar publikisht në...