U arrestua në Londër gjatë protestës për Palestinën, lirohet aktivistja Greta Thunberg
Aktivistja suedeze Greta Thunberg u lirua të mërkurën, më 24 dhjetor, pasi ishte arrestuar një ditë më parë në Londër gjatë një proteste në mbështetje të Palestinës. 22-vjeçarja u ndalua nga policia britanike me akuzën për mbështetje të një organizate terroriste, pasi mbante një pankartë në mbështetje të të burgosurve të grupit “Palestinian Action”, i cili është shpallur organizatë terroriste nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Arrestimi dhe akuzat Greta Thunberg u arrestua në qendër të Londrës teksa mbante një pankartë ku shkruhej: “Mbështes të burgosurit e Palestinian Action. Kundërshtoj gjenocidin”. Sipas autoriteteve, arrestimi u krye në bazë të Ligjit kundër Terrorizmit, për shkak të lidhjes së pankartës me një organizatë të ndaluar ligjërisht në Britani. Aktivistja u lirua me kusht, ndërsa çështja pritet të...
Burimi:
vizionplus.tv