Tusk: SHBA gati të dërgojë trupa në Ukrainë si garanci sigurie

Tusk: SHBA gati të dërgojë trupa në Ukrainë si garanci sigurie

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa në Ukrainë, si pjesë e garancive të sigurisë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje, deklaroi kryeministri polak Donald Tusk. Tusk e bëri këtë deklaratë pas një raundi bisedimesh me liderë të vendeve kryesore evropiane, kryeministrin e Kanadasë, drejtues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Kryeministri polak theksoi se bisedimet vlerësuan rezultatet e fazës së parë të asaj që ai e cilësoi si “negociata shumë serioze”, ku kanë marrë pjesë Ukraina, vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. “Paqja tashmë duket në horizont dhe mund të arrihet brenda javësh”, u shpreh Tusk. Sipas tij, arsyeja kryesore për këtë optimizëm lidhet me deklarimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve për gatishmërinë e saj për...