Turqia synon aleancën mes Arabisë dhe Pakistanit
Turqia po synon t’i bashkohet një marrëveshjeje mbrojtjeje të nënshkruar mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, duke krijuar potencialisht një bosht të ri sigurie me ndikim në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, raporton Bloomberg, duke cituar burime me dijeni për çështjen. Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në shtator mes Riadit dhe Islamabadit, parashikon që çdo agresion ndaj njërit prej vendeve anëtare të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, një formulë e ngjashme me nenin 5 të NATO-s. Sipas burimeve, bisedimet për përfshirjen e Turqisë janë në një fazë të avancuar dhe arritja e një marrëveshjeje konsiderohet e mundshme. Interesat strategjike të Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit po afrohen gjithnjë e më shumë në disa rajone kyçe, duke nxitur bashkëpunim më të ngushtë në fushën e...
Burimi:
ntv.al