Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Turqia pret që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të nisë në janar
Turqia pret që faza e dytë e marrëveshjes për armëpushim në Gazë të fillojë në fillim të vitit 2026, ka deklaruar të hënën ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, pas bisedimeve me zyrtarët amerikanë, të Katarit dhe të Egjiptit në Miami. Duke folur në një konferencë për shtyp në Damask, Fidan ka thënë se diskutimet u përqendruan në pengesat për avancimin e marrëveshjes në fazën e saj të ardhshme, duke shtuar se përparësia ishte që qeverisja e Gazës të merrej përsipër nga një grup i udhëhequr nga palestinezët. Armëpushimi në Gazë ka hyrë në fuqi më 10 tetor. Në fazën e parë të tij parashihej lirimi i të gjitha pengjeve të gjallë dhe të vdekur. Deri më tani, ka mbetur pa u dorëzuar vetëm edhe një...