Turqia/ Mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

Turqia/ Mes konfliktit SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan?

Turqia po vlerëson të gjitha opsionet e mundshme që mund të ndërmerren në rast të një konflikti mes fqinjit të saj, Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, tha të mërkurën për Reuters një burim diplomatik turk. Irani dhe SHBA-të rifilluan negociatat më herët këtë muaj, ndërsa Uashingtoni po rrit kapacitetet ushtarake në Lindjen e Mesme. Irani ka kërcënuar se do të godasë bazat amerikane në rajon nëse sulmohet, por diplomati kryesor i Teheranit tha të martën se një marrëveshje me SHBA-të ishte “brenda mundësive” nëse diplomacia do të kishte përparësi. Turqia ndan kufirin lindor me Iranin dhe një ndërhyrje ushtarake ndaj Iranit, sipas shtetit turk, mund të sjellë destabilizim në rajon. Ankaraja ka bërë thirrje që çështjet të zgjidhen përmes diplomacisë. Turqia duke qenë anëtare e...