Turqia konfirmon, një raketë e tretë nga Irani neutralizohet në hapësirën ajrore turke

Turqia konfirmon, një raketë e tretë nga Irani neutralizohet në hapësirën ajrore turke

Ndërsa konflikti midis SHBA, Izrael dhe Iran vazhdon, Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare konfirmoi se një raketë e tretë e lëshuar nga Irani u neutralizua dhe u shkatërrua në ajër. Raketa, që hyri në hapësirën ajrore të Turqi gjatë orëve të para të mëngjesit, u godit nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se po merren të gjitha masat e nevojshme dhe janë duke u zhvilluar bisedime me vendin përkatës për sqarimin e plotë të incidentit. Sirenat e alarmit ajror u ndezën në mëngjesin e së premtes në bazën ajrore Incirlik Air Base, pranë qytetit të Adana, ku gjithashtu raportohet për ndonjë mundësi shpërthimesh në zonë. Etkisiz hâle getirilen balistik mühimmat ile ilgili açıklama....