Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Turqia godet ISIS, arreston 357 të dyshuar në një operacion të zgjeruar
Forcat e sigurisë të Turqisë kanë arrestuar 357 persona gjatë operacioneve në mbarë shtetit kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya. “Gjatë operacioneve të zhvilluara këtë mëngjes nga forcat tona të policisë në 21 provinca, kemi arrestuar 357 persona që dyshohet se janë të lidhur me IS-in”, tha Yerlikaya në X. “Ne asnjëherë nuk u kemi dhënë mundësi atyre që përpiqen ta gjunjëzojnë shtetin përmes terrorizmit”, tha ai. Më 29 dhjetor, tre zyrtarë policorë u vranë gjatë një operacioni kundër grupit në Yalova, në veriperëndim të Turqisë. Përplasja, e cila zgjati disa orë, la të vdekur edhe gjashtë anëtarë të dyshuar të IS-it, të gjithë shtetas të Turqisë. Javën e kaluar, Prokuroria e Stambollit urdhëroi arrestimin e 137 personave,...