Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që po planifikonin sulme për Vitin e Ri

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që po planifikonin sulme për Vitin e Ri

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke arrestuar më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). Bastisjet masive janë kryer në 124 adresa nëpër Stamboll, ka bërë të ditur kryeprokurori i qytetit. Në aksion janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe “dokumente organizative”. Zyrtarët kanë thënë se mbështetësit e IS-it kanë qenë duke planifikuar në mënyrë aktive sulme nëpër Turqi këtë javë, sidomos kundër atyre që nuk i përkasin besimit islam. Policia i ka arrestuar 115 të dyshuar, mirëpo përpjekjet janë duke vazhduar për t’i arrestuar edhe 22 të tjerë, është thënë në deklaratë. Zyra e Prokurorit ka thënë se të dyshuarit kanë qenë në kontakt...