Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

Nga sot, vizitorët që duan të afrohen pranë Fontanës së famshme të Trevit në Romë, do të paguajnë një tarifë hyrjeje prej 2 eurosh. Ky është vendi ku turistët zakonisht bëjnë fotografi ose hedhin monedha në ujë, sipas traditës. Sipas vendimit të bashkisë së Romës, tarifa vlen për të huajt dhe banorët jo vendas. Përjashtohen qytetarët e lindur në kryeqytet, fëmijët deri në gjashtë vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe guidat turistike. Pagesa mund të bëhet në vend me kartë bankare, në dyqanet e autorizuara ose përmes rezervimit online. Qëllimi i këtij masimi është të kufizohet mbingarkesa turistike në këtë atraksion historik, ku deri tani vizitorët arrinin mesatarisht 30,000 në ditë, dhe të rriten të ardhurat e bashkisë, rreth 8.5 milionë euro në vit....