Tubime masive në Mynih, 200 mijë njerëz protestojnë kundër regjimit të Iranit

Tubime masive në Mynih, 200 mijë njerëz protestojnë kundër regjimit të Iranit

Sipas policisë gjermane, rreth 200,000 njerëz u mblodhën në Mynih për të protestuar kundër regjimit iranian, në kryeqytetin bavarez ku po mbahet Konferenca e Sigurisë e Mynihut me pjesëmarrjen e liderëve botërorë. Protestuesit u mblodhën paqësisht në Sheshin Terezinvice, duke bërë thirrje për rënien e Republikës Islamike, pas një shtypjeje të përgjakshme që ka shuar një valë protestash që nga fundi i dhjetorit. Disa mbanin flamuj me vija jeshile, të bardha dhe të kuqe dhe emblemën e luanit dhe diellit, një simbol i monarkisë së rrëzuar në vitin 1979. Organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut raportojnë se mijëra protestues janë vrarë në Iran. Shoqata organizuese “Munich Circle” priste rreth 100,000 pjesëmarrës. Tubime që bënin thirrje për veprime ndërkombëtare kundër Teheranit ishin planifikuar gjithashtu në...