Trupa europiane në Groenlandë: Trump nuk ndikohet fare, plani vazhdon

Trupa europiane në Groenlandë: Trump nuk ndikohet fare, plani vazhdon

Dërgimi i trupave evropiane në Groenlandë nuk ka asnjë impakt tek planet e presidentit Donald Trump për të marrë nën kontroll ishullin arktik nga Danimarka. Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Nuk mendoj se trupat evropiane ndikojnë tek procesi vendimmarrës i presidentit dhe as tek synimi i tij për marrjen e Groenlandës”, deklaroi Leavitt. Komentet e saj erdhën ditën kur personeli ushtarak evropian nisi të mbërrinte në territorin autonom, pak orë pas një takimi mes zyrtarëve amerikanë e danezë në Uashington, që dështoi të zgjidhte mosmarrëveshjet e thella të dy vendeve. Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia ishin të parat që njoftuan dërgimin e personelit ushtarak në kuadër të misionit mbikëqyrës në kryeqytetin e Groenlandës, Nuk. Ministria gjermane e Mbrojtjes deklaroi...